PANAIRI I SHKOLLAVE PROFESIONALE

Ministria e arsimit dhe e shkencës ka nisur fushatën promovuese për arsimin e mesëm profesional.

Në këtë kuadër Drejtoria arsimore rajonale Shkodër organizoi panairine shkollave profesionale.

Shkolla e mesme teknike pyjore “Kole Margjini” u prezantua me produktet e prodhuara nga nxënësit në modulet e praktikës profesionale, lulet dhe fidanet pyjore të krijuara në fidanishten e shkollës.Image

KOMPANIA FIDANISHTE RINIA JA

Në kuadër të moduleve lëndore të programit Junior Achievement që zbatohen në shkollën tonë në klasën e 12-të Pyje është  krijuar kompania “FIDANISHTE RINIA JA”.Kjo kompani ofron lule dekorative ,fidanë dekorativë ,dhe bimë mjekësore.Kompania është organizuar që në hapat e para duke krujuar planin a biznesit ,si dhe departamentet përkatëse të kompanisë.Janë shitur aksione tek nxënësit dhe mësuest që kanë ndihmuar në krijimin e kapitalit financiar.Janë kryer proceset e blerjes së lëndës së parë,mbjelljes së luleve  dhe fidaneve pyjorë.Tani jemi ne fazën e shitjes në shkollat dhe në institucionet e ndryshme.Vlejmë të përmendim punën këmbëngulese të nxënësve dhe të mesuesesve që po drejtojnë projektin.ImageImageImageImageImageImageImage

Drejtues për një ditë ,drejtues të së ardhmes.

Aktiviteti i organizuar nga Junior Achievement që synon  pregatitjen  e hershme të të rinjve në tregun e punës.Kësisoj ,nxënësit :

  • -realizojnë  lidhjen mes procesit të nxënit në shkollë dhe ushtrimit  praktik të njohuri në punë;
  • -Orientohen më mirë në zgjedhjet vetjake të profesionit.
  • -Të njihen me vecoritë e një profesioni,me risitë dhe aspektet krijuese që afron një profesion i caktuar. 

-Me daten 20 Prill 2013 në Tiranë Shoqëria JA Albania organizoj aktivitetin “DREJTUES PËR NJË DITË,DREJTUES TË SË ARDHMES.

Shkolla jonë u përfaqësua nga nxënesi Arben Çobaj i cili realizoi drejtimin e kompanise Mega Tek  në mbikqyrje të menaxherit te kompanisë.

Kane filluar regjistrimet per vitin shkollor 2012-2013

SHKOLLA E MESME TEKNIKE PYJORE KA FILLUAR RREGJISTRIMET NE :

  1. DEGEN PYJORE sistemi 2+2 VJECARE
  2. DEGEN PERPUNIM DRURI sistemi 2+1+1 vjecare

Per tu rregjistruar prane Shkolles Teknike Pyjore kerkohet :

    1. Certifikate personate,fotokopje karte identiteti ose pasaporte .
    2. Deftesen e shkolles 9-te vjecare , ose fotokopje te noterizuar.
    3. Kerkese me shkrim per vazhdimin e studimit prane shkolles pyjore.

SHKOLLA EMESME TEKNIKE PYJORE RREGJISTRON NXENES TE CILET DUAN TE STUDIOJNE NE SISTEMIN ME KOHE TE SHKURTUAR NE DEGET :

  1. PYJORE
  2. PERPUNIM DRURI

SHENIM:

    1. VAZHDIMI   I SHKOLLES ME KOHE TE PJESESHME BEHET 3 HERE NE JAVE
    2. PER NXENESIT QE PUNOJNE NE PROFILIN PYJE OSE PERPUNIM DRURI NUK ESHTE E DOMOSDOSHME ZHVILLIMII PRAKTIKAVE PROFESIONALE
    3. PER TU RREGJISTRUAR NE SISTEMIN ME KOHE TE PJESESHME DUHEN:

– Deftesa e shkolles 9 vjecare ose fotokopje e noterizuar.
– Vertetim banimi
– Fotokopje te kartes se identitetit
– Vertetmi i panes, ne rastet kur punon .

Ju mirepresim,

DREJTORIA E SHKOLLES

Panairi i shkollave profesionale në Shkodër

SHKODËR – Në kuadër të fushatës për promovimin e Arsimit Profesional, drejtoria rajonale e arsimit ka zhvilluar panairin me punimet e nxënësve te 7 shkollave profesionale në qytetin e Shkodrës. Gjatë një prononcimi për mediat, drejtoresha e DAR- Shkoder Atrida Ferketi bëri të ditur se nga viti në vit numri i nxënësve që frekuentojnë shkollat profesionale ka ardhur duke u rritur, ndërsa qellimi i këtij aktiviteti është promovimi i arsimit profesional në qarkun e Shkodrës.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka nisur një fushatë promovuese për arsimin e mesem profesional.

Ndërsa, drejtuesit e ministrise se arsimit kanë theksuar se, ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit janë të tilla, që kërkojnë një numër më të madh specialistësh të mesëm.

Sipas specialistëve në drejtorin arsimore te qarkut Shkoder, degët më të preferuara të arsimit profesional mbeten ato të teknologjisë së informacionit, ekonomikut dhe Hoteleri-Turizëm, ndërsa në fund të listës renditen degët që lidhen me bujqësinë, apo me ndërtimin. Edhe pse Shqiperia ka një pozitë gjeografike dhe një treg që e orienton tek bujqësia, sërish kjo degë mbetet më pak e preferuar.

(lajmi u marrë nga http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047244442/titulli/Arsimi-profesional-bujqesia-mepak-e-preferuar-ne-Shkoder)

Konkursi i Shkollave Profesionale në MEGATEK

15 Maj 2012

Shkollat profesionale dhe Megatek – Çfarë nisme pozitive

 të bashkëpunojë vërtet shkëlqyer, e munden edhe të sjellin shembuj shumë të mirë nga puna dhe përkushtimi i nxënësve të shkollave profesionale. Në një iniciativë të veçantë të kësaj natyre, Megatek, i cili është edhe biznesi më i madh i linjës “Do-It-Yourself” në Shqipaktiviteti të shkëlqyer treBiznesi dhe shkollat profesionale mundëri, u bë pritësi dhe organizatori i një  ditor me shkolla profesionale nga e gjithë Shqipëria.

Me vetë kontributin e kompanisë dhe me koordinim nga ana e MASH dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit e Formimit Profesional, Megatek solli në mjediset e tij rreth 300 nxënës nga të gjitha rrethet e vendit, që morën pjesë në një konkurs tre ditor në profilet elektrikë, termo-hidraulikë dhe përpunim druri.

Shpirtii lartë i konkurrencës, entuziazmi i treguar nga pjesëmarrësit në konkurs e nga nxënësit e tjerë të shkollave, që mbështetësin shokët e tyre , por edhe emocionet e mësuesve që shoqëronin të pranishmit, e bënë aktivitetin të ishte vërtet unik. Konkurset u organizuan në mjedis të hapur, si një spektakël i madh pune e përkushtimi për të gjithë ata që u përfshinë aty.

Megatek ofroi të gjitha materialet e konsumit dhe gjithçka që u përdor gjatë konkurrimit. Metodat e përdorura në provimin-konkurs nxorën në pah aftësitë e nxënësve të shkollave profesionale në punën praktike, me materiale të fjalës më të fundit të teknologjisë. Aktiviteti ishte shumë motivues si për nxënësit që ishin në garë, ashtu edhe për të gjithë të tjerët, nxënës, mësues, drejtorë, prindër, media, projekte e konsumatorë rasti që u bënë spektatorë të konkurseve risi.

Media fillimisht hezitoi t’i kushtonte vëmendje apo të promovonte ngjarjen e madhe për këta fëmijë të përkushtuar. Por, teksa aktiviteti vijonte, kamerat televizive filluan të shfaqen në ambientet e jashtme të Megatek, për të filmuar, ndjekur, duartrokitur e transmetuar edhe ajo frymën e lartë të konkurrencës dhe gëzimin që sjell puna në brezin e ri të nxënësve.

Në konkursin e degës Elektrikë, shkolla “Gjergji Canco”e Tiranës fitoi çmimin prej 3.000 Eurosh përcaktuar nga Megatek. Shkolla Profesionale e Lushnjës fitoi konkursin për degën e thermo-hidraulikës, që mbështetet në të gjitha aspektet nga projekti AlbVET. Kurse gara për degën e përpunim-drurit, vazhdon ende.

Në ditën e tretë të konkursit, Megatek gumëzhin nga zërat, energjia dhe përkushtimi i të gjithë nxënësve, që u bënë më në fund protagonistë e vazhdojnë të ruajnë entuziazmin, edhe pse janë akoma të papërgatitur për ta kuptuar vëmendjen e gjetur rishtazi për shkollat profesionale. E rëndësishme është që biznesi dhe shkollat profesionale dhanë një mesazh pozitiv, shumë pozitiv dhe shpresëdhënës për këtë hallkë të arsimit në Shqipëri.

(lajmi marre nga http://www.albvet.al/web/index.php?id=151)

Lajmi u publikua edhe në:

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047234921/titulli/Megatek-nxit-shkollat-profesionale-test-konkurs-per-nxenesit